Kush e kreu sulmin mbi qeveri?
Edhe përkundër faktit se një person anonim tha se në emër të UÇK-së ai dhe disa persona të tjerë kanë kryer sulmin mbi qeveri, MPB-ja akoma nuk ka mundur të gjejë se kush e ka kryer sulmin mbi qeverinë.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se po punohet me intensitet për të zbardhur rastin.

“Siç informuam edhe dje MPB ka marr masa për gjetjen e kryerësve të cilët kanë kryer sulmin ndaj Qeverisë. Po marrim masa për përcaktimin e identitetit të kryerësve dhe të gjithë njohurive që i kemi në lidhje me ngjarjen, punojmë edhe në atë drejtim, pra përcaktimin e adresës”, deklaroi Marija Jakovleska, zëdhënëse e MPB.

Kjo ministri gjithashtu nuk ka deklaruar të dhëna nëse në territorin e Maqedonisë ekzistojnë njuësi paraushtarake të tilla si UÇK-ja apo të ngjashme./albeu.com/


Shtuar më 08/11/2014, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori