Kush do ta zëvendësoje Gruevskin?
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me emërimin e ministrave të punëve të jashtme, Nikolla Poposki dhe atë të shëndetësisë, Nikolla Todorov, i promovoi dy trashëgimtarët e tij të mundshëm të cilët duhet ta marrin drejtimin e partisë pas tërheqjes së nga partia, vërtetuan burime nga partia në pushtet.

Me emërimin e kryeministrit Emil Dimitriev, janë pesë zëvendës kryeministra në VMRO-DPMNE, që kuptohet si një nismë zyrtare e kampanjës për prezencën më të madhe të Poposkit dhe Todorov në mesin e anëtarësisë së partisë dhe në mesin e qytetarëve.

“Kush do të kaloje më mirë te populli, te anëtarësia, ai do të propozohet për kryetar të VMRO-DPMNE-së. Gruevski dhe njerëzit e tij nga Komiteti Qëndror, përkrahjen më të madhe ia japin Nikolla Poposki, i cili perceptohet si një funksionar i papërlyer dhe person që komunikon mirë me bashkësinë ndërkombëtare dhe partnerët strategjik të Republikës së Maqedonisë”, thuan burimet për SDK. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2016, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori