Makina përplaset me motorin e policisë në Tiranë, plagosen dy efektivët

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një motomjet policie.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motomjetit inspektor A. Ll., dhe pasagjeri që ndodhej me të, inspektor E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.06.2023, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. U., me motomjetin e Policisë me drejtues shtetasin A. Ll.

Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motomjetit inspektor A. Ll., dhe pasagjeri që ndodhej me të, inspektor E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 26.06.2023 18:27