Kush do jenë kandidatët shqiptar për kreun e Parlamentit në Maqedoni?
Pëlqej
LSDM-ja ka bërë të ditur se të gjitha partitë që kanë dhënë nënshkrimet për formimin e Qeverisë, kanë të drejtë që të bëjnë propozimet e tyre për kreun e Kuvendit të Maqedonisë.

Kjo do të thotë se edhe kandidatët e BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët">Shqiptarët mund të japin propozimet e tyre.

Në lojë nga BDI janë: Talat Xhaferri dhe Branko Manojlovski, deputeti shqiptar ortodoks.

Ndërkohë, nga Aleanca për Shqiptarët">Shqiptarët mund të propozojnë Ziadin Selën ose Vesel Memedin, ndërsa edhe Lëvizja BESA në rast të propozimeve do të nxjerrë si kandidat liderin e tyre Bilall Kasamin.

Por nga kjo parti kanë mohuar këto zëra duke thënë se nuk ka vendim rreth kësaj dhe se do të flitet për këtë atëherë kur kjo çështje të vijë në rend dite, përcjell "INA". /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2017, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori