Kush bëhet pengesë për bashkimin e opozitës shqiptare, ja çfarë do e gjejë
Aktivisti i njohur dhe kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik Shqiptar, Shpëtim Pollozhani ka komentuar zhvillimet e fundit brenda kampit politik shqiptar, sidomos ate të opozitës, pas debateve kontradiktore së fundi në rrjetet sociale. Sipas tij, në këtë zhurmë, dikush do të dal Kali i Trojës për mosbashkimin e opozitës, përcjell INA.

Dikush mat me metro llastiku, dikush tjetër e mat hijen e vetë në mëngjes. Edhe në mars të vitit 2016, partive politike Aleanca dhe Besa i propozuam që të angazhojnë një agjencion prestigjoz në fushën e anketave. Partitë opozitare duhej që me një memorandum bashkëpunimi ta pranojnë rezultatin e agjencionit anketues. Sipas përqindjes së votave që do ti kenë në anketë, Besa, Aleanca dhe Alternativa do të duhej ti ndajnë ministritë, sektorët dhe drejtoritë.

Në rast se të tre partitë nuk i thirin medjes dhe në rast se nuk e bëjnë një bllok opozitar, ai që do të jetë pengesë për bashkëpunim do të dalë se është një kalë troje në opozitë. Opozita nuk duhet të lejojë që edhe më tutje ti tallë Aliu duke i thirrë që të ‘bashkohen’”, theksoi Pollozhani.
Shtuar më 25/11/2019, ora 18:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori