Kurz takon Trump, kërkon mbështetje për shkëmbimin e kufirit Kosovë-Serbi
Sebastian Kurz është takuar me presidentin e ShteteveBashkuaraAmerikës, Donald Trump.

Kancelari austriak Sebastian Kurz është takuar me presidentin e ShteteveBashkuaraAmerikës, Donald Trump.

Në takimin e tyre të zhvilluar në Uashington, ata diskutuan edhe për çështjen e Kosovës. Kurz është kancelari i parë i Austrisë i cili në Shtëpinë e Bardhë u takua me një president të ShteteveBashkuaraAmerikës në 13 vitet e fundit.

Pas takimit, ai ka thënë se SHBA-të në Kosovë “kanë ndikim të madh që mund ta përdorin pozitivisht”.

Kurz theksoi se Austria pozitivisht sheh dialogun mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe se mund ta mbështes edhe shkëmbimin e territoreve edhe pse bëhet fjalë për një temë të ndërlikuar.

“Nëse dy palët arrijnë marrëveshje për diçka, nuk duhet t’u qëndrojmë në rrugë, as evropianët as amerikanët”, porositi ai.


Shtuar më 21/02/2019, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori