Të paktën 20 gazetarë të vrarë deri më tani në luftë

Të paktën 20 gazetarë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, ka raportuar Unioni Kombëtar i Gazetarëve të Ukrainës në kanalin e tij Telegram.

Ai publikoi një listë me emrat e tyre dhe tha se këto ishin vetëm vdekje të konfirmuara nga zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Disa prej tyre ishin të huaj, shtoi sindikata./albeu.com