Kurti zhvillon bisedë telefonike me Zaev
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Unionit Social Demokratik të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zhvilluan sot bisedë telefonike.


Gjatë saj, ata diskutuan për menaxhimin me COVID-19 në të dy vendet.

Qeveria e Kosovës u përgëzua për menaxhimin shembullor me pandeminë.

Zaev e njoftoi Kryeministrin në detyrë Kurti se Maqedonia e Veriut është ballafaquar me pandeminë me një Qeveri teknike në detyrë, por se shpejt do të përcaktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme të cilat priten të mbahen në korrik të këtij viti”, njofton Qeveria e Kosovës përcjell Klan Kosova.

“Në rrafshin e bashkëpunimit fqinjësor dhe rajonal, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut ofroi gatishmëri për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë. Ai tha se ka respekt të veçantë për Kosovën dhe popullin e saj. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë për qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve fqinjësore ashtu sikurse kanë edhe qëllim të përbashkët anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.

“Prandaj edhe bashkëpunimi dhe koordinimi janë të rëndësishëm. Aty u diskutua edhe tema e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se dialogu është i suksesshëm atëherë kur prodhon një marrëveshje të pranueshme e largpamëse, dhe një marrëveshje të qëndrueshme si për palët e përfshira në të ashtu edhe për rajonin”.
Shtuar më 25/05/2020, ora 21:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori