Lajme të mira nga Spanja, tifozët mund të kthehen në stadiume në sezonin e ri

La Liga shpreson që në muajin e ardhshëm të rifillojë sezonin, por ndeshjet duhen të luhen pa tifozë shkaku i COVID-19.

Megjithatë, Irene Lozano, presidente e Këshillit Spanjoll të Sporteve, ka shpresë që sezoni i ardhshëm të jetë ndryshe.

“Ne nuk e kemi përjashtuar atë. Në varësi të asaj se si përparon pandemia dhe si se qëndron situata, ne mund të kërkojmë të vendosim një numër të caktuar tifozësh në stadiume në sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Lozano.

“Tani për tani, qëllimi kryesor është të jemi në gjendje të përfundojmë këtë sezon”, shtoi ai.

Në La Liga kanë mbetur edhe 11 xhiro për t’u zhvilluar këtë sezon, me Barcelonën që kryeson me dy pikë më shumë se sa Real Madrid.


Shtuar 28.05.2020 10:10