Organizatat
humanitare "Kalliri i Mirësisë" dhe "El–Hilal" edhe këtë vit organizojnë aktivitete humnanitare me rastin e Festës së
Kurban Bajramit. Sipas kryetarit të shoqatës
humanitare "Kalliri i Mirësisë" Rufat Sherifi e gjithë kjo është që fëmijët të cilët janë të privuar nga mundësitë dhe mirësitë materiale sado pak tu rikthehet buzëqeshja në fytyrat e tyre, njofton Portalb.
"Sa i përket aktiviteteve vjen në shprehje shpërndarja e veshëmbathjeve për fëmijët skamnor, kjo do të bëhet në disa vende rurale në Komunën e Haraçinës, Studaniçanit dhe Kërçovës dhe viseve tjera, besoj se në këtë mënyrë do të kontribuojmë për familjet skamnore e posacërisht për fëmijët të cilët janë të privuar nga mirësitë material. Po ashtu ne bëjmë edhe grumbuillimin e mishit të Kurbanit gjë që kemi filluar para disa ditëve", tha Sherifi.
Edhe kryetari i organizatës
humanitare ‘El-Hilal’ Behixhudin Shahapi foli për aktivitetet që do ti merr kjo organizatë për hir të kësaj feste.
‘Shpresojmë se edhe këtë vit aktivitetet për festën e
Kurban Bajramit do të kenë sukses,rreth 3 mijë familje do të kenë mundësi do të furnizohen me mish të kurbanit ‘ tha Shehapi.
Ndryshe festa e
Kurban Bajramit është festa më e madhe e besimtarëve myslimanë, pas Ramazanit.
Kurban Bajrami është dita e mëshirës, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes. Sipas zakonit, çdo mysliman i mirë, sipas mundësive, i ofron Allahut gjakun e një bagëtie. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2013,
ora 11:11