Kur Manastiri kishte 70 xhami dhe nëntë medrese
Pëlqej
Sot për sot, sipas statistikave të publikuara së fundmi, në Manastir nuk jetojnë më shumë se 3.3 përqind shqiptarë.

Evlija Çelebi në veprën “Sejahatname”, mbi katër shekuj më parë, tregonte për xhamitë, medresetë dhe jetën e kohës në Manastir dhe çajtoret ku ajka e inteligjencës së kohës bënte diskutime filozofike, teologjike, letrare etj.

Është interesante që në kohën kur udhëpërshkruesi botëror kalon nëpër Manastir, numëron gjithsej 70 xhami në atarin e tij dhe nëntë medrese.

Çebeli tregon se në këto objekte kulti bëheshin diskutime filozofike, teologjike, letrare etj, transmeton "Zëri Islam".

"Është interesante që në kohën kur udhëpërshkruesi botëror kalon nëpër Manastir, qyteti numëron gjithsej 70 xhami në atarin e tij dhe nëntë medrese. Ka pasur edhe Myftiun e vet në Shejhu’l Islam, kështu që Manastiri sipas Çelebisë, ka qenë kryeqendër gravituese e Vilajetit të Manastirit, i cili ka përfshirë një sipërfaqe prej 22.000 km katrorë. Ky qytet është ngërthyer në arteriet më të rëndësishme të Ballkanit mesjetar. Në këtë qytet janë të njohur karvanët tregtarë, të cilët ekspozonin mallrat dhe produktet nga Lindja dhe Perëndimi. Duke qenë se Manastiri ka paraqitur një pozitë tejet strategjike në Ballkan, Çelebi i kushton një vëmendje të veçantë duke e quajtur një “kasaba” shumë të madhe, e cila ka pasur 10 ura të drurit dhe gurit. Të bën përshtypje e dhëna që përreth Manastirit ka pasur të mbledhur 1.000 drurë të lartë, duke i bërë qytetit një hije tepër freskuese", thuhet në veprën "Sejahatname".

Ky libër është shkruar shekuj më parë, në vitin 1661.

Sipas Çelebisë, xhamia kryesore ka qenë ajo e Is’hak Efendiut, në afërsi të Urës së Madhe.

Kjo xhami është ndërtuar në vitin 1506 nga kadiu i Manastirit Is’hak Çelebi ibn Isa, me një minare të lartë prej 50 metra.

Xhamia në fjalë është vetëm një pjesë e ndërtuesit të saj, të cilën e ka lënë vakëf së bashku me medresenë e kësaj xhamie, mejtepin, 103 dyqane, vreshta, 20 mullinj dhe shumë objekte të tjera. /albeu.com/

Shtuar më 07/08/2014, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori