Kur do zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë?
Pëlqej
Njohës të çështjeve të diplomacisë shprehen se gjithnjë e më pak shpresa ka që Maqedonia të zgjidhë kontestin e emrit me Greqinë.

Ata thonë se vetë politika e Shkupit është e përqëndruar shumë tek identiteti dhe nuk e lëshon atë, pavarësisht faktit se BE-ja ia kërkon me insistem të zgjidhë çështjen kaq të debatuar mes Athinës dhe Shkupit.

Zdravko Savevski, njohës i çështjeve politike shprehet se vazhdon loja mes dy shteteve "për tia hedhur fajin njëra-tjetrës" dhe se në fund nuk ka kurrfarë zgjhidhje për kaq shumë vite.

"Nga vitit 2008 nuk kemi asnjë lëvizje nga pozicionet, nuk kemi asnjë sinjal serioz për zgjidhjen e problemit dhe kjo gjithsesi se i konvenon forcave konservative si në Maqedoni ashtu edhe në Greqi, të cilat do të bëjnë çmos që të minojnë iniciativat eventuale që mund të dalin nga njëra apo pala tjetër. Pra, nuk pres që së shpejti të ketë ndonjë zgjidhje, pasi pa vullnet të mirëfillët politik mbyllje të kontestit nuk mund të ketë“, thotë Savevski për Rel.

Nga ana tjetër, Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, thotë se është në interes të Maqedonisë që të angazhohet për zgjidhjen e kontestit, si për zhbllokimin e procesit integrues, ashtu edhe nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike në të cilën ndodhet. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori