Disa qytete në Maqedoni, si
Tetova, Shkupi, Manastiri dhe Kërçova janë konstatuar se kanë ndotje tepër të lartë.
Shkupi ka qenë
qyteti i parë që ka vënë në zbatim një plan për ta shpëtuar
qytetin nga ndotja kancerogjene.
Nga ana tjetër,
Tetova është
qyteti që e mban rekordin për
ajrin më të ndotur jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Ballkan.
Tetova, veç rekomandimeve që kanë ardhur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, nuk ka marrë masa konkrete për të parandaluar fenomenin.
“Masa kundër ajrit të ndotur në Tetovë janë marrë. Është paralajmëruar mbyllja e Jugohromit nga ana e Ministrisë së Mjedisit, kurse ne si Komunë kemi ndjekur rekomandimet e Qeverisë dhe kemi vendosur ndalesa për kamionët, pastaj japim leje të integruara B për hapjen e firmave, të cila nuk ndotin
ajrin si dhe jemi munduar që të gjelbërojmë
qytetin.” shprehet zëdhënësja e komunës së Tetovës, Lume Hyseini për Portalb.
Por masat në fjalë në lidhje me ndalesat e komunikacionit të ndërmarra nga Qeveria e Maqedonisë, bashkë me Komunën e Tetovës dhe Ministrinë e Ambientit Jetësor kundër ndotjes së ajrit janë thuajse identike me masat e ndërmarra nga komuna para katër viteve, por që nuk u respektuan asnjëherë.
Aktualisht,
Tetova ka një ndotje disa herë më të madhe nga masa e lejuar./albeu.com/
Shtuar më 28/10/2014,
ora 14:57