Miëra njerëz të vrarë është bilanci i konfliktit në
Bosnje që zgjati nga viti 1992 deri në vitin 1995.
Kjo luftë dëshmoi mizoritë më të rënda që Europa kishte parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Konflikti shkatërrimtar midis komuniteteve serbe,
kroate dhe myslimane, kujtohet në mbarë botën për skenat e
tmerrshme të spastrimit etnik, kampeve të përqendrimit dhe varreve masive.
Një ndër kriminelët më të mëdhenjë të luftës në ish-Jugosllavi, Zhelko Raznatoviq-
Arkan ishte ai që kishte marrë pjesë në disa na krimet më të
tmerrshme në
Bosnje.
Në një video të publikuar së fundi nga mediat
kroate,
Arkan shihet bashkë me të
burgosurit myslimanë, një numër prej të cilëve kishin mbijetuar gjersa shumica kishin mbetur të vdekur.
Ai pyet të
burgosurit se sa myslimanë ka të vdekur dhe pas përgjigjes së tyre se numri shkon mbi 100, Arkani i gëzohet kësaj shifre me fjalët “Mashallah”.
Sa vdekje keni”, pyet
Arkan të
burgosurit boshnjakë, “Mbi një qind” i përgjigjet një nga të
burgosurit, “Mashalla, Mashalla” ia kthen ai.
Shtuar më 02/05/2018,
ora 12:39