Arifi ne takim me bujqit
Sot, kandidatja për kryetare të Tetovës, Teuta Arifi zhvilloi takim me bujqit e Reçicës së Madhe dhe bujqit e Xhepçishtit dhe Porojit. Në këto takime u diskutua për problemet e menaxhimit të kanaleve për ujitje, subvencioneve bujqësore dhe pikat grumbulluese dhe nevojat e bujqëve për të kryer me sukses angazhimet e tyre.

“Në kuadër të Seksionit për zhvillim ekonomik do të themelohet Departamenti për zhvillim rural i udhëhequr nga kuadro profesionist të cilët do të kenë për detyrë nxitjen e aktivitetit bujqësor, ngritjen e kapaciteteve bujqësore dhe lehtësimin e zhvillimit të bujqësisë për palët e interesuara.Disa nga qëllimet kryesore të departamentit të ri të bujqësisë do të jenë, dhënia e këshillave bujqësore në lidhje me mundësinë e shfrytëzimit të mjeteve nga Programet për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural si dhe mjeteve nga IPARD fondet,krijimin e kushteve reale për shfrytëzimin e fondeve paraqasëse të Bashkimit Evropian për nxitjen e bujqësisë si dhe projekteve të tjera në drejtim të implementimit të teknologjive të reja profitabile, nxitjen e rritjes së eksportit të prodhimeve bujqësore vendore, krijimi i sistemit për pastrim të rregullt të kanaleve dhe ujitje të sipërfaqeve bujqësore etj.” theksoi Arifi. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2013, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori