Kumanovë, plagoset rëndë nxënësi
Një incident midis nxënësve të shkollave të mesme në gjuhën shqipe, ka shkaktuar palagosjen e një nxënësi. Në incidentin fizik është lënduar një nxënësi i shkollës së mesme teknike “Nace Bugjoni”, i cili ishte përleshur rreth orës 7.00 të mëngjesit me një nxënës tjetër në afërsi të gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë.

Nxënësi i lënduar është goditur me pistoletë në kokë dhe se ka marrë plagë të rënda.

“Incidenti ka ndodhur në afërsi të gjimnazit. Dy personat e involvuar janë me inicialet R.F dhe N.R. Ky i fundit nga fshati Opajë i Kumanovës menjëherë sapo ka zbritur nga autobusi është sulmuar nga nxënësit 18 vjeçar R.F nga fshati Sllupçan, i cili ka nxjerrë një pistoletë me të cilën ka goditur në kokë viktimën e lënduar”, deklaroi zëdhënësi i policisë në Kumanovë, Zoran Velkovski.

Dy nxënësit janë ndarë më pas nga dy punonjës policie që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe menjëherë kanë arrestuar sulmuesin. Autoritetet e shkollës theksojnë se ky incident nuk ka të bëjë me institucionin e tyre dhe se ajo është një mosmarrëveshje midis dy nxënësve.
Shtuar më 02/03/2011, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori