Kumanovë, plagoset një vajzë 27 vjeçare
Në periferi të Kumanovës ditën e djeshme një vajzë 27 vjeçare është plagosur me armë zjarri. Nga policia e qytetit sot pritet që të jepen arsyet se përse vajza është qëlluar.

Sipas policisë, 27 vjeçarja është qëlluar nga një i njohuri i saj, pasi mes tyre ka pasur një sherr. I njohuri i vajzës pasi ka qëlluar mbi të është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur me automjetin e tij.

Nga Spitali i Kumanovës kanë informuar se rreth orës 15.00 është pranuar një vajzë e plagosur 27 vjeçare, e cila kishte plage të shkaktuara nga tre plumba në dy këmbët. Ajo menjëherë është dërguar në Klinikën e Traumatologjisë në Shkup. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2013, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori