Disa delegatë të Kongresit të gjashtë të PDSH-së nga Kumanova kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në këtë
Kongres.
Nje nder ta, Ajet
Raimi ka thënë se nuk do të jetë i pranishëm në delegacionin e PDSH-së më datë 12.10.2014, pasi sipas tij ky
kongres i parakohshëm nuk
zgjidh asgjë, transmeton Lajm.
"Unë si delegat i deleguar nga dega e PDSH-së Kumanovë nuk do të marrë pjesë në Kongresin e 12 tetorit për arsye të shumta. Konsideroj se kjo parti po udhëhiqet nga njerëz jo legjitim. Nga ana tjetër ndryshimi i datës së mbajtjes së Kongresit të parakohshëm nuk
zgjidh asgjë dhe nuk është në të mirën e partisë", ka theksuar
Raimi.
Raimi pas kësaj deklarate ka theksuar se do ti bashkangjitet nismës së Ziadin Selës për reformim të PDSH-së. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2014,
ora 10:37