Chelsea e nis me sulmuesin e Barcelonës

Chelsea është skuadra favorite për të marrë shërbimet e Ousmané Dembelésë, kontrata e të cilit me Barcelonën përfundoi më 30 qershor. Këtë e ka bërë të ditur radio angleze, Talksport, e cila ka raportuar se sulmuesi francez duket i destinuar të bëhet blerja e parë e pronarit të ri, Todd Boehly.

25-vjeçari do të transferohet në Londër si lojtar i lirë pas pesë vitesh si futbollist i Barcelonës. Klubi katalan u përpoq të rinovonte kontratën e 25-vjeçarit, por u refuzua në vazhdimësi nga lojtari.

Javët e fundit, në “Camp Nou” dyshonin se pas Dembelesë qëndronte Kylian Mbappé, që ka marrëdhënie shumë të mira me 25-vjeçarin, por e ardhmja e ish-sulmuesit të Barcelonës duket më afër Chelsea-t. Klubi anglez, me ndryshimin e pronësisë nuk ka më pengesa nga qeveria angleze për të ndërhyrë në merkato. /albeu.com/


Shtuar 4.06.2022 21:19