Kumanovë, arrestohet i akuzuari për vrasje
Avni Zeneli, 46-vjeç është vënë në prangat e policisë për shkak se dyshohet për veprën e rëndë të vrasjes.

Mbi Zenelin rëndojnë një sërë veprash penale, duke përfshirë edhe atë të vrasjes, shkruan Press24.

Ai është dënuar në mungesë me dënim të përjetshëm dhe ishte shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar.

Personi në fjalë akuzohet për vrasjen e një biznesmeni nga Gostivari në Çair./albeu.com/

Shtuar më 02/01/2015, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori