Pas 11 viteve në
arrati, është
arrestuar një i dyshuar për
vrasje në Kumanovë.
B.D, 40-vjeç nga Kumanova, është
arrestuar sot nga forcat policore, pasi ata kishin marrë informacion paraprak se ku ndodhej
kumanovari, shkruan INA.
I ndaluari së bashku me dy kumanovarë te tjerë, më 26 mars 2003, e kishin vrarë Erdona J. (24) nga Shkupi.
B.D ishte dënuar në mungesë dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2014,
ora 14:56