"Kumanova", Prokuroria hedh poshtë propozimet e palës mbrojtëse
Pëlqej
Prokuroria Publike e Maqedonisë ka hedhur poshtë të gjitha propozimet e palës mbrojtëse me përjashtim të Shenasi Mehmetit të cilin e ka pranuar si dëshmitarë.

Propozimet e palës mbrojtëse janë hedhur poshtë nën arsyetimin se një pjesë e tyre nuk do të ndryshojnë gjendjen faktike derisa një pjesë nuk janë propozuar në kohën e duhur.

Kujtojmë se Shenasi Mehmeti, i punësuar në shërbimet e inteligjencës, supozohet të jetë dëgjuar në bisedat e përgjuara dhe ka biseduar me disa nga pjesëtarët e Grupit.

Ndërkohë, pala mbrojtëse në seancën paraprake propozoi që si dëshmitarë të ftohen funksionarë të lartë të shtetit dhe të partive politike si Ali Ahmeti, Artan Grubi, Gordana Jankulovska, Sasho Mijallkov dhe të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori