Anëtarë të Forumit
Rinor të Lidhjes Social demokratike nga
Kumanova vendosën dje në baner me mbishkrimin "
Kumanova nuk do të harrojë, 9.5.2015", në urën te fabrika Iskra, në hyrje të qytetit.
Ata pyesin se pse edhe pas disa muajve nuk ka përgjigje për ngjarjet e nëntë dhe dhjetë majit, kur tetë polic u vranë, katërdhjetë u plagosën dhe u shkaktua një dëm i madh material.
"Deri më sot ende nuk ka asnjë zgjidhje për rastin që ndodhi në lagjen tonë. Kush me të vërtet qëndron prapa incidentit? A është realizuar një skenar i zi? A ishte ky një tentim politik për destabilizim? Kush lejoi që tetë polic të vriten dhe të ketë dhjetëra të lënduar? Nuk ka përgjegjësi nga askush. Nga ky vend, me vendosjen simbolike të këtij
baneri, duam që të dërgojmë porosi se
Kumanova nuk do të harroj", deklaroi Vladislav
Trajkovski, kryetar i Forumit
Rinor të LSDM-së dega në Kumanovë, përcjell Zhurnal.
Trajkovski theksoi se, gjatë çdo hyrjeje në Kumanovë,
baneri do ta përkujtoje kryeministrin Nikolla Gruevskin se sa dëm i ka sjell qytetarëve, ndërsa pas ndërrimit të pushtetit në prill të vitit 2016 do të zbulohet e vërteta. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2015,
ora 10:10