Kumanova në zi, varroset Almiri 4-vjeçar (FOTO LAJM)

I është dhënë sot lamtumira e fundit, 4 vjeçarit Almir Aliu i cili një ditë më parë ndërroi jetë pas një jave qëndrimi në spital.

Almiri 4-vjeçar u shtrua në spital të shtunën e kaluar, pasi u shtyp me makinë së bashku me prindërit e tij, pas një zënke mes babait të tij dhe maqedonasit Boban I.

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në varrimin e vogëlushit në varrezat e qytetit në Kumanovë.

Varrrimi i tij është bërë pas faljes së namazit të Ikindisë në Xhaminë Sinan Tartar Pasha në Kumanovë.

Incidentit të shtunës së kaluar, i ka paraprirë një zënkë për arsye banale, respektivisht për shkak të radhës së pritjes përpara Shtëpisë së Shëndetit – Kumanovë. Në këtë zënkë është përfshirë i dyshuari Boban Iliç dhe 3 persona të tjerë shqiptarë.

Pasi i ka ikur sulmit, Iliç me veturën e tij të tipit “Mercedes” ka tentuar të shkelë viktimën Sedat Aliu, bashkëshorten e tij dhe fëmijën 4 vjeçar. Të tre kanë përfunduar të lënduar, ndërsa më rëndë fëmija i tyre.

Pasditën e sotme, Almiri 4 vjeçar nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në Klinikën e Shkupit.

Pas rastit, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim maqedonasit të tërbuar. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2016, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori