Kumanova në këmbë, fillojnë arrestimet e personave që protestuan kundër Ahmetit
Policia e Kumanovës ka marrë në pyetje sot një të ri nga ky qytet, i cili ka marrë pjesë në bllokadën që i përgatitën kumanovarët kryetarit të BDI-së të dielën në fshatin Çerkez.

Këta qytetarë thonë se familjarë të tyre të punësuar në polici i kanë paralajmëruar se sonte gjatë natës mund të ketë arrestime të reja.

Për këtë arsye shqiptarët e Kumanovës bëjnë apel te bashkëkombasit e tyre në të gjitha qytetet e Maqedonisë që të mobilizohen dhe të bllokojnë zërat e DBI-së në Reçicë dhe në Shkupe, sepse vetëm në atë mënyrë mund të pengohet një skenar i ri antishqiptar në Kumanovë.

Te qytetarët e Kumanovës janë paraqitur dyshime se një parti politike po bën skenar të ri, me qëllim që kryetari i asaj partie të vijë si shpëtimtarë dhe në këtë mënyrë ta lajë veten për tradhtinë që ja bëri Kumanovës me 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar.

Disa media të afërta me BDI-në njoftuan se kryetari i kësaj partie ka kërkuar që mos të preket asnjëri nga protestuesit, mirëpo tani po shikohet se sa peshë ka fjala dhe premtimi i Ahmetit./Gazeta LAJM

Shtuar më 18/11/2016, ora 21:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori