Kumanova, mbrojtja kërkon tërheqjen e trupit gjykues
Është parashikuar të mbahet sot seanca gjyqësore e radhës për çështjen e Kumanovës. Gjatë seancës pala mbrojtëse ka kërkuar tërheqjen të trupit gjyqësor dhe prokurorisë, nën arsyetimin se refuzimi i propozimeve 98% të dëshmitarëve është e papranueshme dhe pengon zbardhjen e rastit në tërësi, njofton "Alsat M".

Avokatët kanë lëshuar akuza të ashpra drejtë Këshillit Gjyqësor për arsye se Prokurorisë i janë pranuar 100 për qind të dëshmive plotësuese.

Gjatë seancës pala mbrojtëse ka kërcënuar se nëse nuk pranohen dëshmitarët, ata do të jen të detyruar ta braktisin seancën dhe të kalojnë në fazën ku të akuzuarit do duhet të vetë-mbrohen.

Ndërkohë, i akuzuari Andi Krasniqi-Malisheva ka thënë se që në fillim të procesit gjyqësor nuk ka pasur drejtësi.

Edhe gjatë seancës së sotme të akuzuarit kanë përmendur dhunën e ushtruar ndaj tyre gjatë transportit nga burgu dhe anasjelltas.

Momentalisht, trupi gjyqësor është tërhequr për të marrë vendimin për të vendosur se si do të vijojë procesi. /albeu.com/

Shtuar më 23/05/2017, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori