"Kumanova", ASH: Kërkojmë ndërhyrje urgjente të ndërkombëtarëve
Edhe Aleanca për Shqipatrët ka dhënë qëndrimin e saj pas vendimit të Gjykatës Themelore të Shkupit e cila dënoi me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Për veprën "terrorizëm" ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 janë dënuar me burg të përjetshëm.

"Kërkojmë ndërhyrje të urgjente të faktorit ndërkombëtarëve për epilogun politik-gjyqësor të rastit të Kumanovës. Vendimi i gjykatës penale me 746 vite burg për të dënuarit e Kumanovës, dhe 7 persona me burg të përjetshëm paraqet dënimin më të madh ndonjëherë ndaj shqiptarëve, ne historinë e Maqedonisë”, shkruhet në reagimin e ASH-së ndaj vendimit për të akuzuarit për rastin “Kumanova”.

Nga Aleanca vendimin e vlerësojnë si “gjykim është politik, dhe vazhdimësi e një procesi të montuar politik në që ndodhi pikërisht në kohën e regjimit VMRO-BDI, dhe si i tillë është gjykim i po të njëjtës mendësi të atij regjimi dhe të atyre aktorëve politik të pushtetit të deridjeshëm".

Në po të njëjtin reagim "Aleanca për Shqiptarët" ka ftuar faktorin ndërkombëtar të bëhet pjesë e zbardhjes së tërësishme të këtij këtij procesi të montuar politik. /albeu.com/

Shtuar më 02/11/2017, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori