Kumanovë / Marsh solidarizues për Astrit Deharin (VIDEO LIVE)
Qytetarët e Kumanovës, aktivistë dhe miq të Astritit, po mbajnë marshin solidarizues për humbjen e tij.

Marshi ka filluar para Gjimnazit Sami Frashëri dhe do të mbarojë në sheshin e qytetit.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka ndërruar jetë të shtunën, ndërsa ishte i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, lidhur me sulmin që u bë ndaj Parlamentit të Kosovës gjatë muajit gusht të këtij viti.

Astriti u vorros të hënën në Prishtinë, pranë vëllait të tij, i cili ndërri jetë dy vitë më parë në rrethana krejt të dyshimta.

Familja e Deharit kërkoi që trupit të djalit të tyre t'i bëhej autopsia, rezultatet e së cilës do të shpallen gjatë ditëve në vazhdim. /albeu.com/

Shtuar më 10/11/2016, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori