Duket se çështja e dygjuhësisë ka ndezur debate jo vetëm në
Maqedoni por edhe në radhët e eurodeputetëve të parlamentit Ecropian. Ndërmjetësuesi për Maqedoninë
Hovit ka futur në rezolutë dygjuhësinë në
Maqedoni.
Eurodeputeti sllovak Eduard
Kukan, ka komentuar Rezolutën për Maqedoninë, e cila është propozuar nga ndërmjetësuesi i BE-së, Richard
Hovit ku kërkohet dygjuhësia në
Maqedoni.
"Unë jam sllovak dhe askush nuk ka të drejtë që të më detyrojë mua të mësoj gjuhën hungareze, e cila është gjuhë e pakicës në vendin tim", shprehet
Kukan.
Pas reagimit të
Kukan ka reaguar edhe homologu i tij britanik, i cili është shprehur se propozimi i
Hovit është vetëm për të promovuar idenë, dhe jo për ta imponuar atë.
Kukan thekson se përveç 24 gjuhëve zyrtare në Bashkimin Evropian ka edhe shumë rajone në të cilat fliten gjuhët e pakicave.
"Por është shumë e rëndësishme të mos u'a imponosh dygjuhësinë. Gjithashtu ne nuk mund t'ua imponojmë politikat gjuhësore as Maqedonisë e as ndonjë vendi tjetër në rajon. BE-ja është duke luftuar të promovojë diversitetin gjuhësor dhe mësimin e gjuhëve. Kjo është arsyeja përse ky koncept është reflektuar në Rezolutën për Maqedoninë, e cila është shumëkulturore", është shprehur
Kukan. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2014,
ora 12:33