Sulmi në Madrid, grabitet dyqani zyrtar i klubit të Realit (FOTO LAJM)

Një grabitje ka ndodhur në dyqanin zyrtar të klubit të Real Madrid mëngjesin e të enjtes.

Grabitja ndodhi rreth orës 6:00 të mëngjesit nga një grup hajdutësh që thuhet se kishin futur me makina brenda stadiumit.

Grabistësit arritën të merrnin të gjitha mallrat që ndodheshin në dyqan, duke mbushur tre automjete me fanella dhe produkte të tjera të markës së klubit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, duke marrë pamjet e kamerave të sigurisë dhe duke u përpjekur të gjurmojë automjetet sipas targave të tyre.

Hipoteza fillestare e autoriteteve është se të tre makinat ishin vjedhur, e cila është një mënyrë që autorët mund të vonojnë zbulimin.


Shtuar 20.08.2021 10:15