Kujt do t’i sjellë fat data 13 prill?
Pasi janë shpallur zgjedhjet presidenciale të ëcilat do të mbahen me datën 13 prill, opinioni publik ka filluar të flasë rreth mundësisë se kush do të jetë presidenti i radhës, pas Kiro Gligorovit, Boris Trajkovskit, Branko Cërvenkovskit dhe Gjorgje Ivanovit?

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski paralajmëroi se Konventa partiake për zgjedhjen e kandidatit për president do të mbahet rreth fundit të shkurtit ose nga fillimi i marsit. Pas kësaj deklarate mund të mendohet se partia në pushtet mund t'a fshehë kandidatin e saj deri në momentin e fundit, pasi afati për dorëzim të kandidaturave në KSHZ skadon rreth 15 marsit, njofton "Zhurnal".

Gjorgje Ivanov mendohet të ketë një kandidat brenda partisë së tij, pikërisht profesorin Jove Kekenovski i cili ka paralajmëruar se do të vetëkandidohet për detyrën e presidentit të Maqedonisë.

Por, njëkohësisht po qarkullojnë zëra se koalicioni qeveritarë popërgatit një skenar për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe këtu ndryshojnë edhe planet e opozitës.

Nëse ka zgjedhje të dyfishta, LSDM do të duhet të përqendrohet në betejën për vende në parlament. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2014, ora 13:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori