Xavi, ka qenë i lidhur me stolin e Barcelonës, por ai nuk mund të largohet nga Al Saad para 3 nëntorit.
Xavi Hernandez u takua me drejtuesit e klubit të tij për tua njoftuar dëshirën e tij për të shkuar në Barcelonë.
Takimi shkoi mirë dhe Al Sadd duket i gatshëm ta lërë të largohej, ndërsa klauzola e tij do të duhej të negociohej, por kjo nuk është problem, shkruan albeu.com.
Ndërkohë, Xavi mbajti një konferencë për shtyp para ndeshjes së tij të radhës me Al Sadd.
Ata e pyetën për mundësinë për të shkuar te Barcelona, por ish-lojtari i Barçës nuk u përgjigj direkt.
“Jam shumë i fokusuar në punën time me Al Sadd dhe nuk dua të flas për asgjë tjetër”, ka thënë ai. /albeu.com./