Kujdes nga produktet kineze!
Shoqatat joqeveritare në rajonin e Ballkanit kanë shprehur shqetësimet për rrezikun dhe problemet serioze me lodrat dhe produktet kineze.

“Veshjet Tekstile të ndryshme për fëmijë, kukullat, makinat me rrota, lodrat plastike nuk shoqërohen me paralajmërimet përkatëse, Lodrat prej druri: rosakë, kuaj dhe kafshë të tjera paraqesin rrezikun më të madh të shkëputjes së pjesëve të vogla të trupit të tyre dhe gëlltitjen nga fëmija, e cila shkakton rrezik fatal ndaj tyre”, janë disa nga produktet dhe lodrat që paraqesin rrezik për fëmijët.

Ky shqetësim ka ardhur nga rreth 20 shoqata joqeveritare dhe për të drejtat e njeriut në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.
Kjo fushatë në Maqedoni përkrahet nga shoqata joqeveritare OBRIE (Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane), e cila rekomandon për kujdes nga të gjitha produktet jocilësore dhe të rrezikshme për jetën, sidomos të fëmijëve, informon agjencia e lajmeve INA.

Shoqëria civile kërkon masa të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut lidhur me rrezikshmërinë e lodrave të fëmijëve, sensibilizim nga Media për të ndërgjegjësuar konsumatorët shqiptarë lidhur me informacionin e duhur që

duhet të marrin për blerjen e tyre, verifikim i lodrave për etiketat përkatëse, rritja e rolit të pikave doganore për zhdoganimin e lodrave të dala jashtë standardi,etj.

Lidhur me këtë problematikë ditëve të fundit në Tiranë u mbajt konferenca me titull “Bashkëpunimi Ndërkombëtar mbi substancat e rrezikshme dhe siguria e produkteve në Ballkan”. Duke marrë parasysh Festat e Fund-Vitit që po afrojnë dhe konsumimin e tyre më të madh që ato ofrojnë në treg.


Produktet e rrezikshme

1) Produkt dekorativ imitim fruti (rrush )ngjyrë vishnje e errët me kokrra të buta plastike. Produkti nuk ka asnjë lloj paketimi dhe asnjë paralajmërim apo udhëzim të nevojshëm. Vendi i origjinës është Kina. Pamja e tij e jashtme, tepër të ngjashme me frutin origjinal, krijon iluzion tek fëmija duke rrezikuar gëlltitjen e lodrës, e më pas mund të shpjerë në rrezik mbytjeje dhe asfiksie. Kokrrat e tij mund të shkëputen me një force prej më pak se 50 N dhe futet plotësisht në grykën e cilindrit të testimit. Fëmijët mund ta shkëpusin lehtësisht dhe ta fusin në gojë duke u shkaktuar kështu probleme shumë të mëdha mbytjeje dhe asfiksie.

2) Këpucë për fëmijë (për vajza) ngjyrë të kuqe me pak takë. Produkti nuk ka asnjë dokumentacion shoqërues. Vendi i origjinës Kina. Pas analizimit të kryer produkti paraqet rrezikshmëri për shëndetin e fëmijës për shkak se suprina e këpucës është igelit me bazë tekstili (tekstili është napë) , në sipërfaqe ka rrëshirë poliuretan.

Në pjesën e brendshme ka të ngjitur një shtresë poliuretani poroz. Materiali është hidrofob , nuk ka prozitet. Ky faktor shkakton djersitjen e këmbës së fëmijës dhe me kalimin e kohës sëmundje të lëkurës dhe myk.Materiali i shtrojës , astarit dhe veshëve është igelit me bazë velaturë sintetike mbi të cilën është vendosur shtresa e rrëshirës. Rezistenca në grisje është shumë e ulet. Astari është imitim i lëkurës së derrit.Ai nuk është higroskopik , në këtë mënyrë shkakton djersitjen e këmbës dhe si pasojë shkakton zhvillimin e myqeve, dermatiteve, etj. Për sa i përket tabanit, ai është fibër e presuar ka kamaret çeliku dhe kamaret kartoni. Tabani është një trup i ngurtë (shumë i fortë) joelastik dhe gjatë ecjes është shumë i lodhshëm për këmbën e fëmijës.

Sa i përket shollës , ajo është prej materiali gome termoplastike dhe përbëhet nga dy shtresa të ngjitura. Shtresa sipërfaqësore është P.V.C ndërsa shtresa bazë është material termoplastik. Sholla nuk ka elasticitet, ka fortësi shumë të lartë. Sholla përmban sasi të kufizuara plastifikatori të cilat janë nënprodukte të katraneve. Ato janë komponime kimike aromatikë dhe për pasojë janë kancerogjene.

Ndërsa taka e këpucës është plastikë e lyer me boje. Taka sëbashku me supertakën janë shumë të forta nuk kanë elasticitet për pasojë janë shumë të lodhshme gjatë ecjes dhe shkaktojnë probleme në shtyllën kurrizore të fëmijës.

3) Produkt kozmetike (buzkuq për vajza) ngjyrë lejla dhe i kuq , me kapak transparent. Produkti nuk ka asnjë dokumentacion shoqërues. Vendi i origjinës Kina. Pas analizave të kryera në laborator produkti paraqet rrezik në përdorimin e tij sepse ka përmbajtje më të lartë se e lejuara të plumbit. Konsistenca (forma) nuk është e qëndrueshme , shkrin në temperaturë më e ulet se ajo që parashikohet në standard.
Shtuar më 08/11/2011, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori