Kujdes nga i nxehti, sot temperaturat mbi 40 gradë
Pëlqej
Territori i vendit do të përjetojë edhe sot temperaturalarta.

Sipas informacioneve nga Drejtoria për punët Meteorologjike, ditët me temperaturalarta do të zgjasin deri në fund të kësaj jave.

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar opinionin publik, se duhet të kenë kujdes dhe të ruhen nga vapa, duke mos u ekspozuar në vende ku bën shumë vapë.

Kjo ministri saktësoi se kujdes të veçantë sidomos duhet të kenë të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe duhet patur kujdes edhe me fëmijët.

Në disa qytete, pritet që temperaturat të kalojnë 40 gradë celcius. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori