Kujdes! Në Maqedoni sillet një vrasës serial që planifikon vrasjen e 81 personave
Sh.M i moshës 35 vjet, i njohur për vrasjen e trefishtë në fshatin Crvulevo para 16 viteve, këto ditë sillet nëpër fshatrat përeth qytetitShtipit. Ai shëtitet me pushkë automatike ”AK 47”.

Dje rreth orës 17 ai ka qëlluar drejt vëllait të tij Q.M, i cili është mbajtur për shërim në spitalin e Shtipit, përshkak plagëve të rënda, transmeton Faktor.mk

Sh.M i është kanosur familjes dhe të afërmve se ka listë pritjesh prej 81 personave që planifikon ti likuidoj.

Në vitin 2000 ai vrau tre veta me pushkë gjuetie. Për këtë krim ai u gjykua me 20 vite heqje lirie.

Përherë të fundit SH.M është parë mëngjesin e sotëm në afërsi të daljes së qytetitShtipit.

Policia ka marr masa për pengimin dhe gjetjen e tij./
Shtuar më 04/06/2016, ora 21:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori