Kujdes! Në Maqedoni përgjohesh
Në listën e blerësve në kompaninë "Elaman Gmbh" që është shpërndarëse e softuerit për përgjim të sofistikuar "Finfisher" që prodhohet nga kompania "Gama Group International" është edhe Maqedonia, por nuk dihet ende se kush është zotëruesi i këtij sistemi përgjues, ndonjë nga institucionet e sigurisë apo ndonjë nga operatorët e telefonisë, shkruan Ina.

Me këtë softuer ndiqen dhe lexohen të gjitha të dhënat e kompjuterëve personal dhe telefonave të qytetarëve. Me këtë ndiqet gjithçka që punoni në kompjuterin tuaj, hapjen e faqeve të internetit, Facebook, Twitter, Skype, E-Mail dhe gjithçka tjetër shkruani në kompjuterin apo celularin tuaj.

Asnjë nga antivirusët apo programe speciale nuk mund të detektojnë apo parandalojnë këtë softuer, pasi ai instalohet në kompjuterin tuaj përmes Mozilla, Google Chrome, Windows, etj.

Kompania prodhuese "Gama group International" tashmë 15 vite punon në tregun botëror me pajisje të tilla, por ajo kryesisht i shet softuerët e saj në mënyrë sekrete dhe klientët janë qeveritë e vendeve të ndryshme.

Deri tani me softuerit përgjues janë pajisur edhe qeveritë e Çekisë, Austrisë, Bullgarisë, Hungarisë, Gjermanisë, Holandës, por edhe 30 shtete tjera të botës. Këtë program sofistikues e kanë poseduar edhe regjimet e deritanishme të Libisë dhe Egjiptit. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2013, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori