Kujdes, bie epidemia e fruthit në Shkup
Gjashtë raste të reja të fruthit janë regjistruar nga institucionet shëndetësore. Pesë nga të prekurit me sëmundjen e fruthit janë fëmijë, ndërsa një është i rritur. Asnjëri prej fëmijëve të prekur nuk është i vaksinuar.

Nga Ministria e Shëndetësisë sot përmes një konference për shtyp thanë se gjendja është serioze dhe se për momentin do të ndërmarrin masat të cilat i posedojnë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se do të shpallet gjendje epidemie në rajonin e Bashkinë e Shkupit dhe i ftoi të gjithë prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët.

Gjendja e epidemisë është shpallur pasi sëmundja e fruthit përveç në Butel ka filluar të përhapet edhe në Gazi Babë, Çair dhe Shuto Orizare.
Shtuar më 02/01/2019, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori