COVID-19 përhapet me shpejtësi, SHBA evakuon 80 shtetas amerikan nga Sudani

SHBA ka evakuuar 80 shtetas të saj nga Sudani ku koronavirusi i ri (COVID-19) është përhapur me shpejtësi.

Në një deklaratë nga ambasada amerikane në Khartoum thuhet se “Personeli i ambasadës tonë në Khartoum ndihmoi për rikthimin në vend të 80 shtetasve amerikanë dhe familjeve të tyre”.

Sudani është një nga vendet ku është përhapur më shumë COVID-19 në Afrikën Lindore, ku numri i rasteve ka tejkaluar shifrën 7.000 ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 447.


Shtuar 14.06.2020 13:24