Ku është premtimi i BDI-së për NATO-n?
Pëlqej
Bashkimi Demokratik për Integrim pati theksuar se do të hyjë në koalicion me VMRO-në, me kushtin që në shtator Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s.

Madje, BDI-ja e Ali Ahmetit pati theksuar se nëse Maqedonia nuk hyn në NATO pas samitit të Uellsit, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ndërkohë, ish-ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi ia hedh fajin çështjes me emrin që Maqedonia nuk hyn dot në aleancën veri-atlantike.

“Ne kemi bëre përpjekjet maksimale që të krijojmë favore duke krijuar kontakte edhe me shtetet e Evropës, kontakte ndërkombëtare me SHBA-të për të formuar një klimë për një dialog, apo një kompromis mes dy vendeve dhe ne mendojmë se kjo është rruga e vetme dhe pa alternativë e cila e ka vendin në NATO dhe BE. Unë pajtohem me atë se kjo po ndodh shumë vite, shumë gjatë dhe njerëzit po bëhen skeptik, mirëpo duke pas parasysh se ne jemi të rrethuar nga shtetet e NATO-s Bullgaria, Greqia dhe Shqipëria, Kosova do të jetë patjetër në të ardhmen e afërt pjesë e NATO-s, nuk ka asnjë alternativë ose do të ishte shumë me rrezik nëse Maqedonia mendon se mund të mbetet neutrale”, tha Xhaferi për Alsat-M.

Sipas tij, BDI-ja ka në themel të saj parime evropiane dhe se edhe nga vetë Merkeli në Berlin u vleresua se çështja e emrit e mban larg Maqedoninë nga aleanca ushtarake më e fuqishme e botës. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori