Këto janë dy deputetët milionerë të VMRO-DPMNE-së
Boris Zmejkovski dhe Vasil Pishev, janë dy deputetët milionerë të VMRO-DPMNE-së së Gruevskit.

Në listat e pasurisë së tyre të publikuar nga Komisioni Antikorrupsion, nënvizohet se Zmejkovski ka shtëpi luksoze dhe tre shtëpi në Shkup, një në Ohër dhe një në Kratovë.

Ai posedon tokë ndërtimore me një vlerë prej 800 mijë eurosh, tokë bujqësore me vlerë 500 mijë euro në Shkup dhe Strugë, magazinë në Gjinovc me vlerë 305 mijë euro si dhe tokë në Rankovc.

Zmejkovski ka dy makina Audi Q7 dhe Q5, Golf 4, Toyota Land Cruiser dhe Seat Leon, si dhe ka regjistruar edhe mjete tjera si dy motocikleta, kruizer, traktor etj.

Ndërsa Pishev ka aksione me një vlerën e 900 mijë eurove si dhe tokë të patundshme, banesa në Shkup, tokë në Shkup e Gjevgjeli dhe në Bllagoevgrad. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 12:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori