Kthehen mërgimtarët edhe për raundin e dytë
Ashtu sikurse në raundin e parë të zgjedhjeve edhe në të dytin ka pasur ardhje të shumtë të mërgimtarëve për votuar, pse jo edhe për pushime. Sot dhe dje fluturimet kanë qenë të njëpasnjëshme nga Evropa me distainacion aeroportine Shkupit dhe Ohrit.

Fluturimet kanë qenë nga vendet Evropiane si Gjermania, Zvicra, Italia për në Maqedoni mësojmë nga aeroporti i Shkupit. Edhe në aeroportin e Ohrit mësojmë se dje ka pasur aterime të tre aeroplanëve me fluturime të organizuara çarter nga Italia dhe një fluturim nga Zvicra. Ndërsa sot në këtë aeroport pritet të mbërrijnë edhe dy aeroplan të tjerë kryesisht me mërgimtarë

Bëhet fjalë për mërgimtarë që vijnë për pushime në vendlindje, por një pjesë më e madhe e tyre vijnë për të shfrytëzuar të drejtën e votës. Ina shkruna se, gjithashtu flukse masive të autobusëve dhe makinave janë regjistruar edhe në pikën kufitare në Tabanoc, ku mërgimtarët pranojnë se kanë ardhur për zgjedhjet, për të shfrytëzuar këtë periudhë. /albeu.com/

Shtuar më 07/04/2013, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori