Me look ndryshe, Bebe Rexha ndan pamjet nga festa madhështore e ditëlindjes (FOTO LAJM)

Bebe Rexha ka festuar 31-vjetorin në një festë të këndshme në shtëpinë e saj.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar vetëm pak orë më parë fotot e videot e ditëlindjes ku shfaqet mjaft elegante dhe me një look shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Me flokët e saj gërshet të gjatë dhe një fustan në ngjyrë lejla, Bebe duket sikur është pjesë e familjes Kardashian Jenner.

Gjithçka ka qenë e organizuar në shtëpinë e këngëtares, e mbushur me tullumbace dhe qirinj të vendosur buzë pishinës.

Nuk ka munguar as tryeza e shtruar me mjaft finesë në kopsht, ku Bebe ka festuar me miqtë e saj më të mirë dhe familjen.

“Ditëlindja ime ishte e bukur. Ju falenderoj për të gjithë dashurinë. Ju dua”, shkruan Bebe në postimin e saj në Instagram.


Shtuar 2.09.2020 08:42