“Inceneratorët”, Artan Hoxha dhe Artur Zheji në “një mendje”: Rama e di mirë se çfarë parash investohen aty, ja pse nuk arrestohet

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është shprehur se kryeministri Edi Rama e di fare mirë se çfarë parashë investohen tek inceneratorët.

Komentet Hoxha i bëri në News24, teksa foli për aferën e inceneratorëve.

Hoxha shtoi se qeveria e sotme është e përfshirë në këtë aferë sepse sipas tij kryeministri Rama e di shumë mirë se sa para gjeneron pastrimi i mbetjeve, duke shtuar se ai i ka pastruar mirë gjurmët dhe faji mbetet tek nivelet e dyta dhe të treta.

Artan Hoxha: Pse kjo qeveri është përfshirë tek pastrimi i mbetjeve? Sepse vetë Rama ka qenë tre mandate kryetar bashkie dhe e di shumë mirë se çfarë parash investohen aty. Është proces i përditshëm, janë para që vijnë çdo ditë. Rama e njeh këtë histori. Por sot jemi tek problemi tjetër. A na çojmë gjurmët te Rama? Mesa shoh unë nuk na çojnë, i ka ndërprerë mirë gjurmët. Sot mendoj që për këtë çështje duhet dëgjuar çdo zë opozitar.

Artur Zheji: Rama është munduar të mbajë një rreth të ngushtë të cilët nuk ekspozohen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe gjithmonë do të lejë të kuptojë tek të tretët se është një incident i bërë nga nivelet e dyta dhe të treta dhe ai nuk di gjë i ka rrëshqitur. Rama është treguar i kujdesshëm që fijet e kësaj regjie të mos shkojnë tek ai./albeu.com/