KSHZ refuzon të gjitha ankesat e raundit të parë
Pëlqej
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka refuzuar të gjitha ankesat e dorëzuara për raundin e parë nga Zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën.

Zëdhënësja e KSHZ-së Lupka Guguçevska për MIA-n deklaroi se seanca ka përfunduar mëngjesin e sotëm dhe se janë refuzuar të gjithë ankesat.

Deri te KSHZ-ja janë dorëzuar 46 ankesa prej të cilëve 43 kishte dorëzuar VMRO-DPMNE, por para fillimit të seancës së djeshme janë tërhequr tre dhe një gjatë seancës.

Pas një ankese dorëzuan edhe TMRO, Aleanca për Shqiptarët dhe E Majta.

Kundër vendimit të KSHZ-së mund të dorëzohet padi deri te Gjykata Administrative, në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit, ndërsa Gjykata Administrative, madje, pas pranimit të ankesës, është i detyruar të marrë vendim në afat prej 48 orëve.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet me 29 tetor. /albeu.com/

Shtuar më 20/10/2017, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori