KSHZ pritet të shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve pas pak
Komisioni Shtetëror për Zgjedhje (KSHZ) bëri të ditur se në orën 19:30 do të mbajë mbledhje publike, ku pritet publikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të sjeshme kuvendare.


Publikimi i rezultateve të zgjedhjeve zgjati më shumë për shkak se ra ueb-faqja disa herë. Nga KSHZ u shprehën se bëhet fjalë për sulm nga jashtë.

Në KSHZ deri tani po bëhet kontrollimi i të dhënave që mbrëmë i kanë dërguar komisionet komunale zgjedhore.

“Kanë arritur të gjitha të dhënat dhe materialet e KKZ-së. Tani bëhet procedura standarde gjegjësisht kontrolli i të dhënave të vendosura në soufterin e KSHZ-së me të dhënat e procesverbaleve numër 16 dhe numër 21, që i përmbajnë numrat e votimit në vendvotime. Pasi të përfundojë kontrolli, KSHZ në orët e pasdites do të ketë seancë ku do të kumtohen rezultatet përfundimtare jozyrtare nga zgjedhjet”, deklaroi zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.

Pas kumtimit të këtyre të dhënave fillojnë të ecin afatet për ankesa nga partitë politike.

KSHZ, edhe pse paralajmëroi se rezultatet nga votimi do të kumtohen shumë shpejtë, nuk mund ta bëjë këtë sepse ka pasur problem me ueb faqen për publikim. Ueb faqja e KSHZ-së nuk funksionon edhe tani, ndërsa kjo sipas Shabanit është për shkak se punohet në faqen e Komisionit dhe kontrollohet momenti i sulmit.

“Po detektohet problemi sepse supozohet se është sulm i jashtëm”, deklaroi zëdhënësi i KSHZ-së.

Paraprakisht gjatë ditës së sotme kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski deklaroi se sulmi është denoncuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme personalisht te ministri dhe se presin që pjesëtarët e policisë të vijnë te Komisioni. Siç thotë Derkovski, bëhet fjalë për sulm hakerik nga jashtë dhe se rasti po hetohet.

Shtuar më 16/07/2020, ora 18:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori