KSHZ: Qendër, nga 22.939 votues kanë votuar 7.865
Update- Deri në orën 13.00 në komunën Qendër kanë marrë pjesë 33,41% e votuesve. Ndërsa në nivel të qytetit të Shkupit të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar thuajse 3,38% e vtouesve.

Ashtu sikurse njofton Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve, dalja më e vogë ëshët në komunën e Strugës ku në 9 vendvotime në rivotim deri në ora 13 kanë dalë 29,5 për qind apo 1975 qytetarë, derisa dalja më e madhe është në komunën e Dollnenit ku te drejtën e votimit deri në ora 13 e kanë shfrytëzuar 38,58 për qind apo 4.508 qytetarë. /albeu.com/

......................

12.27 Asociacioni "MOST" njofton se në komunën Dollnen, në vendvotimin 1419 ka pasur ndërprerje të procesit të votimit për 20 minuta. Sipas MOST, nuk është lejuar një person të votojë pasi ky ishte i sëmurë dhe ka hasur reagime të një vëzhguesi partiak.

"Edhe pse këshilli zgjedhor ka thënë se gjithçka është në rregull, vëzhguesi ka vazhduar të debatojë me ta ku si pasijë është thirrur edhe policia. Pas një ndërpreje prej 20 minutash votimi vazhdon"- thote MOST.

Mia shkruan se në komunën Qendrës është vërejtur material propogandues me dezinformata për ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2013, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori