KSHZ miraton Agjendën e Zgjedhjeve, fushata fillon më 21 nëntor
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë sot njoftoi zyrtarisht për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor të këtij viti dhe në mbledhjen e sotme miratoi Agjendën e aktiviteteve për kryerjen e veprimeve zgjedhore.

Sipas vendimit të KSHZ-së, partitë dhe kandidatët e pavarur duhet t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë jo më vonë se më 11 nëntor në mesnatë, ndërsa shorti për renditjen në fletëvotime do të mbahet më 20 nëntor.

Fushata zgjedhore fillon më 21 nëntor dhe përfundon më 9 dhjetor në 24:00.

Lista zgjedhore do të jetë e qasshme për të interesuarit nga 28 tetor deri më 11 nëntor.

Dhjetë ditë më vonë, më 21 nëntor, KSHZ do të mbyllë listën për verifikim deri më 1 dhjetor për verifikime.

Gjatë periudhës së qasjes të drejtën për t’u lajmëruar e kanë edhe 30.447 votuesit që ishin kontestues gjatë pastrimit të fundit të listës së votuesve. /albeu.com/

Shtuar më 18/10/2016, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori