KSHZ-ja nuk përfill përfaqësimin gjinor
Të martën parlamenti pritet të miratojë vendimin për përbërjen e re të KSHZ-së e cila është e njëjtë, përveç një ndryshimi të vetëm; në vend të anëtares së deritanishme nga radhët e LSDM-së Tanja Alltanxhieva propozohet Violeta Duma. Edhe kjo përbërje e KSHZ-së nuk do të respektojë Kodin Zgjedhor në pjesën e përfaqësimit gjinor ku më së paku nga gjithsej 7 anëtarë, 2 duhet të jenë femra.

Kryetarja e Lidhjes së organizatave të grave të Maqedonisë Savka Todorovska e befasuar nga ky fakt theksoi se për këtë duhet të reagojnë institucionet shtetërore, shkruan Alsat.

“Këtë informata fatkeqësisht e marrë prej jush. Për mua është katastrofë që në parlament ka kaluar ky propozim, ndërsa ne në Maqedoni kemi sektor për mundësi të barabarta në kuadër të ministrisë së punës dhe politikës sociale dhe komisioni parlamentar për mundësi mes grave dhe burrave. Këto dy institucioneve shtetërore kanë pasur obligim që t’a shohin këtë dhe të reagojnë”, u shpreh Savka Todorovska, kryetare e LOGM-së.

VMRO DPMNE-ja edhe për këtë mandat të KSHZ-së nuk ka propozuar asnjë kandidate femër. Deputetja Kosana Nikoliq Mazneva nga VMRO DPMNE-ja dhe njëkohësisht zv/kryetare e komisionit parlamentar për mundësi të barabarta mes grave dhe burrave, thekson se kjo është rezultat i konkurrencës së vogël të femrave për të qenë pjesë e KSHZ-së. Por këtë arsyetim e hedh poshtë Todorovska.

“Nëse komisioni për zgjedhje dhe emërime në këtë moment ka vlerësuar se këta kandidatë kanë përvojë të madhe profesionale për kryerjen e këtij funksioni serioz, unë do ta mbështes atë vendim por kjo nuk do të thotë se në çfarëdo situate tjetër ne nuk do t’i përkrahim gratë. Nëse do të kishim më tepër kandidatë të themi 25 dhe prej tyre të jenë 17 gra, atëherë do të mund të hapnim këtë çështje.

Tani për tani me vetëm tre gra që janë paraqitur për kandidate në KSHZ, shanset për çfarëdo beteje, kontribut në atë pjesë, janë me të vërtetë të vogla”, deklaroi Kosana Nikoliq Mazneva, VMRO-DPMNE.
“Pavarësisht asaj se sa kanë konkurruar, obligimi i parlamentit dhe institucioneve është të respektohet ligji. Nëse ka pasur më pak, nuk është dashur të vendoset për të, por të anulohet dhe të insistohet që të ketë”, kundërpërgjigjet Savka Todorovska, kryetare e LOGM-së.
KSHZ numëron gjithsej 7 anëtarë.

Si kandidat, propozohen kryetari aktual nga LSDM-ja Boris Kondarko, zv/ kryetari aktual Subhi Jakupi nga BDI-ja, Bedredin Ibrahimi nga PDSH-ja, Vllatko Sajkoski, Sasho Srcev dhe Jovan Josifovski nga VMRO-DPMNE si dhe Violeta Duma po ashtu nga LSDM.
Shtuar më 06/11/2011, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori