Juventus ka hapur bisedimet me mbrojtësin e Napolit

Juventusi ka nisur punën për nënshkrimin e qendërmbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Së shpejti klubi badh e zi mund humbasë Matthias de Ligt, i cili synon seriozisht të nënshkruajë me Chelsea dhe Bayern. Juventusi nuk dëshiron ta lëshojë holandezin 22-vjeçar, por tashmë ka filluar të kërkojë një zëvendësues për të.

Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e bardh e zi u takuan me agjentin e Koulibaly për të diskutuar një marrëveshje të mundshme. Takimi u zhvillua në Milano.

Kontrata e 31-vjeçarit senegalez me Napolin është deri në verën e ardhshme, gjë që rrit seriozisht shanset për largimin e tij në muajt në vijim. /albeu.com/

 


Shtuar 6.07.2022 19:59

Tags: