KSHR: Vazhdon regjistrimi pa probleme
Komisioni Shtetëror i Regjistrimit (KSHR), ka njoftuar se regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave që filloi sot në mëngjes, po zhvillohet pa probleme. Zëdhënësi i KSHR-së Kiril Bernabeev deklaroi se sipas informacioneve të para me të cilat disponojnë, regjistrimi ka filluar në ora 8 dhe regjistruesit kanë dalë në terren, e aty ku do të paraqiten probleme teknike, ato zgjidhen.

Të dhënat e para nga regjistrimi, sipas paralajmërimeve, duhet të publikohen në dhjetor të këtij viti.

Sipas Ligjit për regjistrim, duhet të regjistrohen të gjithë personat që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, qytetarët që jetojnë ose qëndrojnë në botën e jashtme 12 muajt e fundit dhe ata që kanë vendqëndrim në vend, sikurse edhe amvisëritë dhe banesat në territorin e Republikës së Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori